Avioni i parë komercial në një fluturim të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) është nisur nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit, gati tre javë pasi të dyja vendet njoftuan një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.