Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e të dielës në zonën e fshatit Kropishtit, në territorin e bashkisë Selenicë. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve është kërkuar ndërhyrja edhe e shërbimit zjarrfikës të Vlorës. Zjarri është përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Për shkak të situatës dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.