Avioni Canadair kroat ka operuar sot në Krane të Finiqit dhe Lukovë të Himarës, ndërsa ekuipazhet e Bazës Ajrore Farkë kanë ndërhyrë në Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës dhe aktualisht në Poliçan, ku flakët nuk rrezikojnë perimetrin e ish-Kombinatit Mkank. Misionet nga ajri dhe ndërhyrja nga toka në këto zona kanë ulur rrezikun për banorët, shtëpitë dhe bizneset, por situata vazhdon të mbetet dinamike si pasojë e erërave të forta dhe temperaturave të larta që do të vazhdojnë të dominojnë në vend.