Situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e qetë mëngjesin e 13 gushtit, pavarësisht temperaturave të larta dhe zjarreve në disa zona. Në Bashkinë Kurbin, vatra e zjarrit në fshatin Vilëz vijon të mbahet nën mbikëqyrje. Në zonë ka vetëm shenja tymi, ndërsa forcat bashkiake dhe MZSH do të ndërhyjnë për kontrollin e territorit.