Vijojnë edhe gjatë ditës së sotme zjarret në qarkun e Dibrës, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të afrimit të flakëve pranë zonave të banuara. Rreth 100 forca janë angazhuar në terren dhe, falë ndërhyrjes së tyre, është bërë i mundur frenimi i përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave.