Një zjarr është regjistruar para pak minutash në qytetin e Shkodrës, brenda parkingut të një pallati në rrugën “Dragushaj”, ku dyshohet se flakët kanë shpërthyer nga një automjet i parkuar. Sipas informacioneve paraprake, makina është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të zonës, duke shkaktuar panik te banorët përreth.