Top Channel/ Zelensky, lideri më popullor në Evropë! Sondazhi befasues për Macron, Melonin e Putin
05/04/2024 19:02

Gati gjysma e evropianëve kanë një opinion pozitiv për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por mendimet ndryshojnë shumë në shtetet anëtare. Ky është përfundimi i një sondazhi nga Euroneës.com i kryer me rreth 26.000 të anketuar në 18 shtete përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen midis datave 6 dhe 9 qershor. Sondazhi i parë i këtij lloji tregon se 47% e evropianëve kanë një opinion “pozitiv” për Volodymyr Zelenskyn, ndërsa 32% kanë një pikëpamje “negative”. Ndërkohë, 21% thonë se “nuk dinë mjaftueshëm” për presidentin, i cili ka qenë kryefjala e lajmeve për dy vitet e fundit dhe ka udhëtuar gjerësisht nëpër kontinent për të folur në emër të kombit të tij të shkatërruar nga lufta. Presidenti francez Emmanuel Macron është i dyti në renditjen “si më i pëlqyer”, me 41% të të anketuarve që thonë se kanë një opinion “pozitiv” për të në krahasim me 34% që thonë “negativ”. Popullariteti i Macron ka një vlerësim pozitiv në Rumani (57%), Greqi (55%), Gjermani (53%), Danimarkë (52%) dhe Holandë (50%). Vetë francezët janë kritikët më të ashpër, me 62% që mendojnë negativisht. Për kancelari gjerman Olaf Scholz, 38% e të anketuarve thonë se “nuk dinë mjaftueshëm” për njeriun që drejton ekonominë më të madhe të bllokut, ndërsa 29% shprehin një opinion “pozitiv” dhe 33% “negativ”. Të anketuarit shprehen se nuk dinë mjaftueshëm as për Giorgia Meloni e Italisë, Pedro Sánchez i Spanjës dhe Donald Tusk i Polonisë. Ndërsa për Viktor Orbán 48% e të anketuarve kanë një opinion “negativ”. Vetëm 15% kanë një vlerësim “pozitiv” për të. Sondazhi i Euronews mbyllet me presidentin rus Vladimir Putin, i cili është deri tani lideri më i papëlqyer.

Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35