Oscar Pistorius ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij pas lirimit nga burgu, duke u larguar plotësisht nga bota e sportit që dikur e bëri të famshëm në të gjithë botën. Ish-atleti afrikano-jugor, raportohet se ka gjetur një punë të re si mjeshtër audioje në një kompani të specializuar në këtë fushë, sipas mediave britanike.