Top Channel/ “Yjet e sportit”, çmim për më të mirët, por Rama ka një kritikë!
09/01/2025 20:05

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e mbrëmjes gala për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024. Në fjalën e tij, Rama falënderoi presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Yllin dhe i bëri thirrje për tyë zgjeruar gamën e sporteve në shkolla, duke shtuar sporte si shahu, mundja, peshëngritja etj. “Ishte vërtet nder dhe kënaqësi që mu dha mundësia t’i dorëzoj këtë trofe të ceremonisë së përvitshme të Komitetit Olimpik një vajzë e të re, një çiklisteje shqiptare që stërvitet në Itali, por përfaqëson vendin thonë dhe është një nga premtimet e mëdha të gjeneratës së sportistëve, e cila nën shembullin historik të Elezit dhe Federatës që ai drejton, edhe të nxitur nga xhelozia për skuadrën e kampionëve që Elezi ka, janë duke u shfaqur në disa disiplina. Përtej shakasë, që është gjysma e vërtetës, dua të bëj një kompliment për kryetarin e Komitetit Olimpik, duke kapërcyer konfliktin e interesit që kam, si një shok qysh nga koha e sportit, por për hir të së vërtetës, më shumë se shok, Fidelin (Yllin) e kam pasur idhull sepse ishte një kampion që kishte një famë të madhe në botën e sportit dhe në botën e femrave, edhe rreshtonte vit pas viti titujt e kampionit, duke na bërë të gjithë të çuditeshim, që kur i shikonim, nuk ishte si mundësit e tjerë, por i shtrinte në tokë ata që ishin më të mëdhenj se ai. Unë kam qenë shumë i prekur pozitivisht, kur presidenti i të gjithë Komiteteve, Thomash Bach, më ka shprehur konsiderata të jashtëzakonshme për Komitetin Olimpik Shqiptar. Pavarësish se është një komitet shumë i vogël, është dalluar sipas fjalëve të tij dhe unë e kuptoj shumë mirë se pse për një sërë inovacionesh që ka sjellë, qoftë me lëvizjen e madhe të shkollave, qoftë edhe së fundmi, që nuk kishte si të ndodhte ndryshe, këtë dyqanin e komitetit për veshjet sportive, që janë vërtet të nivelit të lartë dhe kam besim se do sjellë të ardhura. Prandaj unë sot nuk iu përgjigja kërkesës së Fidelit të vija me papion, por edha kështu sepse kam dhe atletet e Komitetit Olimpik, që si ekspert atletesh që jam, do na sjellin shumë fat. Do ju kërkoj ndjesë nëse harroj ndokënd, por të gjithë që jeni këtu meritoni të gjithë vlerësimin dhe të gjithë respektin e mirënjohjen për të gjithë kontributin tuaj në betejën sportive, qoftë si trajner, qoftë si staf mbështetës, apo dhe qoftë si staf teknik i federatave. Këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi sjellë sportit do e çojmë më tutje. Kam parë ato bilancet e rezultateve që më ka sjellë Fideli, janë shumë kampionë në moshat e reja, që premtojnë më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin, sepse kemi marrë përsipër mbështetje specifike për kampionët, por të jeni të sigurt që ne do të qëndrojmë në këmbë me dinjitet për të gjithë sportistët elitar. Ndërkohë do i bëja thirrje Fidelit që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të zgjerojë hapësirat sportive në shkolla. Nuk mjafton basketbolli dhe volejbolli, por të fusim dhe sportet e tjera. Janë të domosdoshme dhe na duhet një organizim që të kemi sa më parë në shkolla shahun, mundjen, peshëngritjen, të gjitha ato disiplina që edhe në rastin e këtyre sporteve, nuk do nxjerrin sportistë që do fitojnë kampionate, por do të shtojnë vlerën edukative dhe peshën e sportit në jetën e më të rinjve duke i ndihmuar që të ndërgjegjësohen më shumë në ato sporte që kanë prirje. Kështu që i dashur Fidel na duhet ta zgjerojmë gamën e sporteve në shkolla dhe ne jemi gati ta mbështesim KOKSH-in. Nuk dua të zgjatem më tutje, sepse u bë një fjalim pak sa i gjatë dhe unë nuk e kam zakon, por dua t’iu falënderoj”, tha ndër të tjera Rama.

Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41