Top Channel ka mundur të zbardhë dinamikën e plotë të tragjedisë së ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ngjarje që u mbyll me tre viktima. Sipas informacioneve të siguruara dhe dëshmive të mbledhura, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Neril Buzi, është futur i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka. Në ato momente, bashkëshortët Kosta(Arben) dhe Belere Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë.