Shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau në Indonezi ka shkaktuar kaos në transportin ajror, duke lënë rreth 270 mijë pasagjerë të bllokuar dhe duke çuar në anulimin e më shumë se 2 mijë fluturimeve. Vullkani, i vendosur në Ngushticën Sunda, rreth 150 kilometra nga Xhakarta, nisi të shpërthejë të premten në mbrëmje. Aktiviteti vullkanik vijoi gjatë fundjavës, ndërsa në ajër u përhapën sasi të mëdha hiri.