Ngjarja tragjike e ndodhur në Ulqin ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, viktima është identifikuar si Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova. Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën banesës ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit, me dyshimin për të fshehur gjurmët.