Top Channel/ Vrasje për hakmarrje dhe drogë, pistat ku po hetohet ekzekutimi i 41 vjecarit Çaka
12/05/2021 15:03

Everest Çaka u vra në një pritë pranë shtëpisë së vjehrrit të tij, në lagjen ‘Skëndërbej’, në Elbasan. Silvana Çaka, bashkëshortja e viktimës deklaroi para prokurorëve disa detaje të ngjarjes. Sipas dëshmisë së saj, çifti sapo kishte dalë nga shtëpia e prindërve të Silvanës kur është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Duke menduar për një aksident të mundshëm, 41 vjeçari ka ndalur mjetin ndërsa një person i maskuar e ka goditur disa herë nga afër me pistoletë me silenciator. Bashkëshortja ka marrë vetëm një plumb në dorë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mungesa e kamerave të sigurisë në një lagje periferike të Elbasanit do të vështirësojë punën e hetuesve për dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë 25 persona janë shoqëruar në polici si persona që kanë dijeni mbi ngjarjen, apo që kanë pasur konflikte të mëparshme me viktimën. Rreth 1 orë pas ngjarjes në fshatin Kryemëdhenj të Golemit u gjet e djegur plotësisht një mjet tip benz i cili dyshohet se u përket autorëve të krimit. Po kush ishte Everest Çaka, i cili mbeti i vrarë në një krim të mirë organizuar? Familja Çaka duket se është e përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale. Disa vite më parë vëllai i Everest Çakës u vra në Itali. Në atë kohë u dyshua se autori i vrasjes ishte një person i njohur me pseudonimin Nel Çami. Pas pak kohësh familja Mahmuti, (Familja e Nel Çamit) prej 4 personash u vranë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në vitin 2011, i vetmi i shpëtuar Nel Çami rezulton i zhdukur që prej asaj kohe. Vrasësi u cilësua misterioz, por u dyshua se vrasja mund të ishte kryer nga Everest Çaka në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij. Dyshime të cilat nuk u faktuan kurrë.

Top Channel/ Tragjike në Lezhë, i mituri me monopatinë përplaset për vdekje
27/08 22:47
Top Channel/ Plas në protestë, sherr mes demokratëve dhe organizatorëve: Nesër te PS
27/08 22:46
Top Channel/ “Nesër te selia e PS-së, me vezë”, protestuesit: Dorëheqja e qeverisë, hapi i parë
27/08 22:45
Top Channel/ “Vera që dogji Ramën”, Berisha në mbledhje: Zjarret shkrinë Shqipërinë
27/08 22:24
Top Channel/ Skema e re e sigurimeve për fermerët, Salla: Do t’i mbrojë nga dëmet
27/08 22:14
Top Channel/ Tensione në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
27/08 21:35
Top News- Kërkohet ekstradimi drejt Shqipërisë. Arrestohet në Angli një nga rrëmbyesit e Jan Prengës
27/08 21:00
Top Channel/ Aksident tragjik në superstradën Lezhë-Shkodër, përplaset për vdekje 12-vjeçari
27/08 20:58
Top Channel/ “Nuk na ndalon njeri”, protestuesit në bulevard: Na e shitën betonin si kënd lojërash
27/08 20:57
Top Channel/ PD nis sezonin e ri politik, Berisha zbulon planin
27/08 20:09
Top Channel/ Jo celular dhe ushqim të pashëndetshëm! Zbulohet rregullat e reja për nxënësit
27/08 19:58
Top Channel/ Lista e çmimeve në pasqyrë! Nga shtatori bizneset do të raportojnë çmimet
27/08 19:50
Top Channel/ Berisha për Reformën Territoriale: Boçi ka bërë një punë shumë të mirë
27/08 19:47
Top Channel/ “Rama në fund të karrierës”, Berisha ndërpret fjalën pasi filloi të këndonte hoxha
27/08 19:45
Top Channel/ Berisha kërkon vizë për në SHBA, notë verbale nga MEPJ për udhëtimin
27/08 19:39
Top News – Beteja me flakët në Bulqizë, dy helikopterë vijojnë ndërhyrjen nga ajri
27/08 19:14
Top Channel/ Zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh
27/08 18:07
Top Channel/ Nis shërbimi i trombektomisë. Trajtimin të insultit ishemik, patologjive neurovaskulare
27/08 15:46
Top Channel/ Rusia kërcënon Londrën: Sulme forcave angleze edhe jashtë Ukrainës!
27/08 15:41
Top Channel/ Libri i Francesco Filippit rrëzon gënjeshtrat që glorifikojnë totalitarizmin
27/08 15:33