Një 34-vjeçar është arrestuar pasi vodhi me dhunë në rrugë, varësen e floririt që mbante një 19-vjeçare në Lushnjë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se menjëherë “pas denoncimit të bërë nga 19-vjeçarja, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, varësen e floririt që mbante, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.”