Me 5 gusht rikthehen emocionet e Champions League për femra, ku Vllaznia e Shkodrës do të luajë gjysmëfinalen e parë të grupit në turin e dytë të UEFA Women’s Champions League. Kampionia e Shqipërisë do të përballet me kampionen e Sllovakisë, Spartak Myjava, një ekip të cilin e ka eliminuar edhe vite më parë në këtë kompeticion.