Vllaznia ka zhvilluar përgatitjet e fundit në prag te ndeshkjes së raundit të dytë kualifikues të Conference League me AEL Limassol të Qipros. Skuadra shkodrane kreu seancën e fundit stërvitore gjatë së cilës duket se ka shfaqur pakënaqësitë e saj për gjendjen e terrenit, por kjo nuk i pengon futbollistët she stafin e kësaj skuadre që të shfaqen optimistë për arritjen e një rezultati pozitiv,gjë që e vuri në dukje sponsori i skuadrës Alban Xhaferri.