Cështja e privatizimit të plotë të Vllaznisë po shkon drejt fundit. Komisioni i Prokurimit Publik i përgjigjet ankimimit të bërë nga 2 prej kompanive pjesëmarrëse në ankandin për klubin shkodran duke lënë në fuqi vendimin e Autoritetit Shitës, Bashkisë Shkodër, dhe duke certifikuar të gjitha etapat e procedurës së ndjekur në këtë ankand.