Top Channel/ Vjen e dërguara e SHBA-së, VanHorn zëvendëson Wisner. Takon Presidentin Begaj
05/08/2024 19:48

Në Shqipëri ka arritur e ngarkuara e re me punë NancyVanHorn. Ambasada amerikane shkruan se ajo është një diplomate karierre, e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Evropë. Ajo zëvendësoi në këtë detyrë të ngarkuarin me punë David Ëisner, i cili ka qenë zëvendësues që pas ikjes së ambasadores Juri Kim. Znj.VanHorn ka shërbyer edhe në vende me probleme të thella sociale dhe politike si SriLanka dhe Bangladeshi. Këtë të hënë diplomatja kredencialet e saj dhe është pritur në një takim nga presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit uroi diplomaten amerikane për nisjen e detyrës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj do të përforcohet më tej partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik, duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen bujare dhe vendimtare ndaj vendit tonë. Në takim u vlerësua roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, përkushtimi në misionet ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, si edhe qëndrimi kundër përpjekjeve që cenojnë paqen përmes zgjerimit të konflikteve. “E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Presidentin Bajram Begaj. Znj. VanHorn dhe Presidenti Begaj diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë. Për sa i përket situatës në rajon, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria vlerëson angazhimin e administratës amerikane, duke theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar.

Top News – Nafta e Putinit ‘endet’ në oqeane / Asnjë anije në SHBA, nuk po gjejnë blerës
12/11 17:19
Top News – 13 nëntor 2026, ‘Fundi i Botës’ / Studimi i 1960-ës parashikoi apokalipsin këtë të premte
12/11 17:19
Top News – Katër emra për të pasuar Trumpin / Kryesojnë Vance, Rubio, Ossoff dhe Buttigieg
12/11 17:19
Top News- Marrëveshjet e Serbisë me Kosovën/ Lista Studentore paralajmëron rishikimin e ujdive
12/11 17:11
Top News – Lidhja jashtëmartesore me spiunen kineze/ Jep dorëheqjen shefi i NVIDIA-s, Jensen Huang
12/11 17:10
Top News – Pronat në qytet çmimi si në fshat. Durrës, miratohet vendimi për shpronësimet
12/11 17:04
Top Channel/ Katër orë në pyetje, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier
12/11 16:43
Top News – ‘SPAK është ndikuar nga Yuri Kim’/ Meta akuza në Gjkko-më kërcënuan 5 ambasada
12/11 16:41
Top News – Profili i kandidatëve për kryetarë/ Berisha udhëzon anëtarësinë për zgjedhjet e 9 majit
12/11 16:35
Top Channel/ Me 2 kallashë e 1 armë terrorizojnë lagjen e dhunojnë burrin në Shkodër, pamje të rënda
12/11 16:13
Top Channel/ 35 vite Shoqata Tirana. “Nderi i Kombit” feston përvjetorin
12/11 15:44
Top Channel/ 250 vende të lira në ushtri. Fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër
12/11 15:42
Top Channel/ 17-vjeçari arrestohet për shpërthimin e tritolit në makinën e punonjëses së bashkisë
12/11 15:42
Top Channel/ Bllokohen lodra dhe ushqime. Dogana ndalon 156 mijë njësi ushqimesh dhe lodrash
12/11 15:40
Top News – Tjetërsoi pronat te Kadastra, pastaj u bë drejtor spitali, arrestohet Arben Voja në Fier
12/11 15:36
Top News- Bllokuan bulevardin dhe rrugët/ Policia gjobë administrative 26 protestuesve
12/11 15:31
Top News – Rama nga Dublini/ Samiti I Natos në Tiranë dhe protestat ne Shqipëri
12/11 15:28
Top Channel/ Rama: Udhëheq Shqipërinë në BE. Mohon marrëveshjen për Sazanin
12/11 15:09
Top News – Shisnin drogë në shkolla, arrestohen 2 persona në Laç, iu gjenden edhe armë
12/11 15:09
Top News – TVSH për profesionistët e lirë në Kushtetuese / Avokati flet për pasiguritë juridike
12/11 14:47