Top Channel/ Vjedhje si në “Casa de Papel”, hajdutët ‘përlajnë’ 30 milionë USD në SHBA
05/04/2024 22:00

Në Los Anxhelos u regjistrua një nga vjedhjet më të mëdha në histori, ku disa hajdutë vodhën afro 30 milionë dollarë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkëve në një objekt të ruajtjes së parave të Luginës “San Fernando”. “Hajdutët ishin në gjendje të hynin në ndërtesë dhe të thyenin kasafortën ku ruhen paratë e gatshme nga bizneset në të gjithë rajonin” tha një përfaqësues i Departamentit të Policisë. Burimet pranë autoriteteve vendëse konfirmuan se vjedhja ishte ndër më të mëdhatë në historinë e qytetit dhe ishte organizuar vetëm nga profesionistë aq të zotë sa thyen sigurinë e një prej ndërtesave më të survejuara në Los Anxheles. Ngjarja u pikas vetëm të hënën dhe tanimë kanë lindur shumë pikëpyetje. Media, me ironi e ka quajtur një vjedhje si në serialin “Casa de Papel” për disa motive. Së pari, si është e mundur që në një ndërtesë kaq të fortifikuar nuk u ndez asnjë lloj alarmi? Së dyti, shumë pak njerëz e kanë ditur që brenda atyre mureve gjendeshin aq shumë para “cash”. Diçka është organizuar nga brenda. Së treti, shumë pak njerëz në botë dinë se si mund të çmontohen kasafortat që prodhohen në Canada, të cilat janë të lidhura me disa sisteme alarmi dhe jo vetëm me një të tillë. Policia tha se po heton për ngjarjen, por nuk komentoi nëse mund të gjurmoheshin paratë e vjedhura. Pamjet: AFP

Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43