Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme thirri ambasadorin serb për t’i kërkuar sqarime mbi deklaratat e zëvendës/Kryeministrit, Aleksandër Vulin referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi. “Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe. Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë” tha më herët Vulin.