Nga mesnata, në Sudan ka hyrë në fuqi një armëpushim 72 orësh, i treti që palët arrijnë që prej shpërthimit të dhunës më herët këtë muaj dhe shpresat janë që ky pushimzjarri të mos ketë fatin e dy të tjerëve përpara tij, per të respektohet. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pohoi se marrëveshja mes ushtrisë së rregullt të vendit dhe grupit paramilitar të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, u arrit pas 48 orësh negociata. Kreu i diplomacisë amerikane shprehu njëkohësisht shqetësimin nga përfshirja e grupit rus Wagner në Sudan.