Top Channel/ “Veliaj u shkarkua nga Rama”, Berisha: E ka shndërruar qelinë në zyrën e bashkisë
21/03/2025 14:52

Kreu i PD, Sali Berisha shpalosi këtë të premte Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Kulturën. Ai u shpreh se PD do të mbidyfishojë buxhetin për kulturën dhe artin dhe do të ristrukturojë Ministrinë e Kulturës. Artisët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës, sipas Berishës, do të kenë status ligjor të veçantë. Berisha: Pra, në çdo rrafsh, ky është njëlloj Neroni për kulturën shqiptare. Nuk ka më jetë kulturore në qytet. Në këtë qytet, janë vetëm agresioni hipersonik që u bëhet qytetarëve me diskoteka dhe ato mbushin të gjithë jetën artistike. Ky vend është vend shumë i çuditshëm. Duke qenë briri më perëndimor i gadishullit, të gjitha perandoritë e kanë lakmuar, e kanë pushtuar, kanë kaluar nëpër të, kanë lënë gjurmë. Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një nga vendet më të pasura në trashëgimi kulturore. Trashëgimi të veten, por edhe trashëgimi të perandorive, të qytetërimeve të tjera. Tani janë vërsulur edhe ndaj tyre. Janë vërsulur ndaj Butrintit, janë vërsulur ndaj Bylisit, ndaj trashëgimive të tjera të çmuara dhe krahas tyre, ndaj mrekullive natyrore të këtij vendi. Pra, në qoftë se ka një gjë që kërcënohet në mënyrën më të fuqishme, është trashëgimia jonë kulturore. Arritjet më të mëdha në këtë fushë ishin pranimi i disa prej këtyre kryeveprave në regjistrin e trashëgimive të njerëzimit. Edhe ato trajtohen në kundërshtim me standardet e caktuara nga UNESCO për raste të tilla. PD konsideron emergjente këtë situatë dramatike në fushën e kulturës dhe arteve ndaj dhe garanton qytetarët shqiptarë, shkrimtarët, artistët, skulptorët, piktorët dhe të gjithë personalitetet e kulturës dhe artit se një ndryshim rrënjësor në vitin e parë të qeverisjes së saj do ndodhë në qëndrimin e shtetit dhe qeverisë ndaj arteve dhe kulturës. Kultura është për ne çështje e identitetit kombëtar. Në këtë kontekst, gjallërimi dhe rikthimi në aktivitet i të gjitha institucioneve të kulturës në Tiranë dhe rrethe mbetet një përparësi absolute. Përcaktimi i një statusi ligjor të veçantë për artistët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës është një zotim tjetër i yni. Mbidyfishimi i buxhetit për kulturën dhe artin dhe ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Kulturës në funksion të degëve të artit dhe kulturës, mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre, janë objektivat tanë të pandryshueshëm. Miratimi i ligjit të sponsorizimit të artit dhe kulturës në mënyrë transparente nga bizneset është një tjetër zotimi i yni. Ne do nxisim bizneset dhe biznesmenët të sponsorizojnë me transparencë duke ulur në proporcion taksat që i paguajnë shtetit. Bonuse për artin këto. Duhet transparencë. Artistët janë njerëzit më të ndjeshëm. Janë grindës të përjetshëm me pushtetin. Ne do bëjmë çdo gjë që ata të mbetën të tillë, se ndryshe ata nuk i shërbejnë dot interesit publik. Por misioni i tyre është interesi publik, ndaj dhe janë aset i paçmuar i shoqërisë dhe popullit.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32