Top Channel/ Veliaj sulmon prokurorin: I caktoi fëmijës statusi i jetimit
15/02/2025 19:26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet aktualisht. Ai ka sulmuar sërish prokurorin e SPAK, Ols Dado, lidhur me argumentet e tij për masat ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Veliaj shprehet se sipas kërkesës së prokurorit, djalit të tij do t’i jepej statusi jetim dhe do të kujdesej nga gjyshërit, pa marrë parasysh kushtet ku ndodhen. Postim i i Veliaj: Jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate! Mirëdita miq e dashamirës të pafundëm, që më keni dhënë këtë javë kaq shumë dashuri e kurajo! A doni të argëtoheni pak me violinën e Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim? Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë. Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona! Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij. Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj? Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë. Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart!

Top Channel/ “E pranoi që është buf”, Rama për Berishën: Kujtim Gjuzit i merr të keqen, të paktën…
28/03 15:58
Top Channel/ “Më vjen mirë që Dash Sula s’do jetë në Parlament”, Rama: Nuk ka gjë më të ëmbël se…
28/03 15:57
Top Channel/ Berisha nuk ndjehet i fyer nga bufi, PD prezanton logon e re për zgjedhje
28/03 15:05
Top Channel/ Park kombëtar industrial, Rama bisedon me biznesin për transformimin e metalurgjikut
28/03 15:03
Top Channel/ Rama prezanton pistën e Formula 1 në Elbasan: Motor i shtuar për ekonominë kombëtare
28/03 13:33
Top Channel/ Metalurgjiku i Elbasanit, Rama: Këtu ka vend për të imagjinuar shumë gjëra
28/03 13:12
Top Channel/ Transformimi i Parkut Metalurgjik, Rama-qytetarëve: Më vonë, do ju kushtojë më shumë
28/03 12:48
Top Channel/ Transformimi i Parkut Metalurgjik në Elbasan, Rama: Do përdoret edhe për…
28/03 12:19
Top Channel/ Parku Metalurgjik, Rama në Elbasan: Cirkuiti i Formula 1, si qershia mbi tortë
28/03 12:19
Top News- Gjykata e Lartë gati të vendos për rekursin e Berishës, a do t’i hiqet masa e sigurisë?
28/03 12:06
Top Channel/ “S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie”, Basha i përgjigjet Ramës
27/03 22:43
Top Channel/ “Shqipëria mbyll negociatat në 2027”. Marta Kos: Janë pararojë bashkë me Malin e Zi
27/03 19:48
Top Channel/ “E di që s’do ta marrë vesh mileti dashurinë tonë”, Rama ironizon Bashën:Më foli zemra
27/03 19:32
Top Channel/ Akuza e fortë e Berishës: Rama mori tokat në Gjipe!
27/03 15:19
Top Channel/ Berisha: Kthejmë taksën e sheshtë, ulim TVSH nën 15%
27/03 15:14
Top Channel/ “Zemra jote është te bufi”! Basha ironizon Ramën: Vetëm ai të ma në pushtet
27/03 12:46
Top Channel/ Abuzoi me 15-vjecaren dhe e drogoi! Burg 40-vjeçarit në Vlorë
27/03 12:40
Top Channel/ Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale 500 euro!
27/03 12:12
Top Channel/ “Çfarë doni të blini, blijeni tani”, Rama: Shqipëria po nis të lulëzojë
27/03 12:05
Top Channel/ “Tiktok u mbyll”/ Rama paralajmërim përdoruesve:Mos përdorni VPN,do ju vidhen të dhënat
27/03 10:24
PORTOKALLI Portokalli - Bileta