Në një tjetër reagim nga Burgu i Fierit, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, flet për protestat e kryeqytetit, që vijojnë prej më shumë se pesë muajsh, delegimin e kompetencave të Bashkisë së Tiranës, që po drejton nga qelia, dhe këshillimin e tij me avokatin Plarent Ndreca. Drejtuesi i bashkisë më të madhe në vend publikon pjesë të tjera nga ditari i tij në burg, ku thekson se po shantazhohet, ndërsa i drejtohet me një mesazh kryeministrit Edi Rama, të cilit në letrat e tij nuk i referohet me emrin e plotë, por vetëm me R. “Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh, dhe gardianët në burgje e tallin. Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël. Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem. Çfarë “nderi” duhet t’i njoh kryeministri? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr? Ça domethënë hera e fundit si baba? Kërcënim?”