Top Channel/ Vdes “miku i shqiptarëve”, Eduard Kukan: Mbështeti Shqipërinë dhe Kosovën në BE!
10/02/2022 17:32

Eduard Kukuan, ish ministër i Jashtëm i Sllovakisë, ligjvënës europian dhe shef i delegacionit të BE-së për Europën Juglindore, ndërroi jetë në moshën 82 vjecare. “Duke shërbyer në kohë të vështira, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij mundësuan anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të ishte krejt ndryshe”, ka shkruar Ministria e Jashtme sllovake në Twitter. Arsyet e vdekjes nuk janë bërë të qarta. Sa kohë ishte në krye të delegacionit të BE-së, Kukan u shfaq si mbështetës i zjarrtë i integrimit europian të Kosovës e sidomos liberalizimit të vizave. “Ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këtë aspekt, duke ju dhënë ndihmë dhe duke biseduar edhe me Komisionin Europian, në mënyrë që kjo situatë diskriminuese për popullin tuaj, të zgjidhet dhe ju të gëzoni udhëtimin pa viza dhe të lirshëm në zonën Shengen”, pati deklaruar ai tetorin e vitit 2013. Kosova mbetet ende vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirisht në shtetet e bllokut europian. Kukan nuk u lëkund nga qëndrimi i tij pro-Kosovës, edhe pse Sllovakia është një nga pesë anëtaret e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj. Ai u shfaq dhe si mik i fortë i Shqipërisë, duke treguar pa hezitim përkrahjen e tij të plotë për integrimin europian të saj.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27