Gloria Steinem, gazetarja dhe aktivistja ikonike amerikane dhe një nga zërat më të fuqishëm të lëvizjes feministe, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Sipas fondacionit të saj, Steinem u nda nga jeta në paqe, në shtëpinë e saj në Nju Jork, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur. Me vdekjen e saj mbyllet një kapitull i rëndësishëm i luftës për barazi gjinore në SHBA. Steinem u bë fillimisht e njohur si gazetare dhe më pas u shndërrua në një prej figurave qendrore të valës së dytë të feminizmit amerikan. Ajo shkroi, organizoi fushata dhe ndihmoi që çështjet e grave të bëheshin pjesë e debatit publik.