Prelatët i dhanë lamtumirën e fundit trupit të Bergoglios, i cili do të transferohet në Shën Pjetri të mërkurën. Ati i Shenjtë në një tekst të pabotuar shprehej se “vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”. Ceremonia e lamtumirës së Bergoglios duhet të zhvillohet mes të premtes dhe të dielës. Ndërkohë janë publikuar pamjet e para të trupit të Papa Françeskut.