Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimin për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për vdekjen së 3-vjeçarit pas trajtimit të marrë në një klinikë dentare në kryeqytet. Prokuroria njofton se po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.