Për të parën herë, grave do t`u krijohet mundësia të votojnë në një takim global të peshkopëve në muajin tetor, një lëviozje historike kjo e cila pritet të cojë drejt një përfshirjeje më të madhe të tyre në vendimmarrje në Kishën Katolike Romake. Drita jeshile erdhi nga Papa Francesk, rregullat e të cilit do tu japin 5 murgeshave të drejtën e votës në sinod, organi këshillues papnor. Deri më tani, gratë janë lejuar vetëm të marrin pjesë në sinode vetëm si publik, por pa të drejtë vote.