Prokuroria e Posaçme Antikorrupsioni vijon hetimet për dosjen e ish-zëvendëskryeministres, njëherësh ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Këtë të mërkurë, në SPAK u paraqitën ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi. Dy ish-vartësit e Ballukut janë marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së. Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur në dosjen e SPAK për ish-numrin dy të qeverisë, pasi akuzohen për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Ata janë pyetur nga SPAK edhe më herët, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre.