Vllaznia e Shkodrës për të 8-tin vit me radhë është shpallur kampione e Shqipërisë duke treguar edhe në këtë sezon se pse konsiderohet si “Mbretëresha e Futbollit Shqiptar”. Vajzat kuqeblu kanë fituar 22 ndeshjet e kampionatit ndërsa edhe në sfidën e fundit të sezonit me Juban Danjen ato triumfuan me rezultatin e thellë 7 me 2. Në fund, vendin e kishte festa e merituar, medaljet dhe trofeu.