Top Channel/ Ushtarakët amerikanë ngrenë alarmin, mbrojtja ajrore në NATO…
10/04/2025 21:44

Dy ish-komandantë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur që të përballet me shkallën e kërcënimit nga Rusia. Kreu i task-forcës për mbrojtje ajrore dhe raketore në Marinën amerikane i tha Radios Evropa e Lirë se pengimi i sulmeve “është gjithmonë si raporti mes maces me miun”. Këto deklarata vijnë në kohën kur vendet evropiane po nisin një program masiv riarmatimi, i miratuar muajin e kaluar, ku mbrojtja ajrore është në krye të listës së prioriteteve. “Shikoni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha për Radion Evropa e Lirë ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë. Bombardimet e përditshme të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ilustruar më së miri rëndësinë e mbrojtjes ajrore. Sipas një analize të realizuar në shkurt nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, Rusia ka lëshuar mesatarisht 24.3 raketa dhe dronë në ditë drejt Ukrainës që nga fillimi i nisjes së pushtimit të këtij shteti fqinj më 2022, mbi 25.000 në total. Pasojat kanë qenë ndërprerje të energjisë elektrike, shkatërrim i infrastrukturës dhe viktima të shumta civile. Rusia ka përdorur një sërë raketash, nga dronë, bombat rrëshqitëse të epokës sovjetike, por që i ka modifikuar, e deri te raketat lundruese. Po ashtu, ka edhe lloje të ndryshme të mbrojtjes ajrore. Udhëheqësi i Task-Forcës 64 të Marinës amerikane theksoi rëndësinë e parandalimit. Nëse sistemi Ejxhis nuk arrin të kapë një raketë, atëherë do të aktivizohej një shtresë tjetër, si për shembull një bateri Patriot, për ta rrëzuar raketën. Ushtari tha se një tjetër dobësi kyç e NATO-s është mbrojtja kundër dronëve, një fushë ku Rusia tani ka më shumë përvojë. Ai shtoi se fuqia ajrore është gjithashtu një kontribut kyç i SHBA-së për mbrojtjen ajrore. Por, përpjekjet e Evropës për të forcuar mbrojtjen e saj vijnë në një kohë të pasigurisë lidhur me angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë e saj.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01