Mbi 212 produkte me ulje mesatare cmimesh nga 20-22% dhe fiksim të tyre deri ne janar 2027, do të jenë në dispozicin për qytetarët që nga fillimi i kësaj jave. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një takim me furnitorët në vend prezantuan nismën “KURSE” pjesë e “Pasqyrë Albania”, në të cilën produktet bazë ushqimore dhe higjienike me ulje janë afishuar nga 5 supermarketet më të mëdhenj në vend, me të cilët qeveria shprehet se ka arritur një marrëveshje.