Maqedonia e Veriut është vendi i fundit që ka ndërhyrë për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve. Nga 15 deri më 28 shtator, qeveria ka ulur TVSH-në për karburantet nga 18 në 10 për qind, ndërsa vijon edhe lehtësimi i akcizës. Vetëm për naftën, efekti i masave përllogaritet në rreth 7 denarë për litër, duke shmangur një shtrenjtim të mëtejshëm për konsumatorët.