9 korridore humanitare do të hapen për evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës, njoftoi zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk. Ajo shpjegoi në Facebook se nuk është mundur të vendoset një kalim i sigurtë nga qendra e Mariupolit të rrethuar prej ditësh, por tha se ata që donin të ;argoheshin nga qyteti port do të gjenin transport në zonën e afërt të Berdyanskit. Atje do të gjejnë, ushqime e ilace, ndërsa 24 autobusë do të jenë në dispozicion për të transportuar njerëzit.