Top Channel/ U shkatërrua nga tërmeti i 2019, restaurohet Hamami Mesjetar i Durrësit
04/10/2024 20:30

Hamami Mesjetar i Durrësit, një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019, është restauruar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë Ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato dhe përfaqësues të lartë të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, që theksuan rëndësinë e projektit “EU4Culture” për të ruajtur vlerat historiko-kulturore të qytetit dhe për ta bërë këtë objekt të arritshëm për qytetarët dhe turistët. “Hamami Mesjetar është një projekt që e kam pasur për zemër për shkak të vlerave simbolike që ka. Është dëshmi e trashëgimisë së larmishme fetare, social-kulturore që ka Shqipëria. Është një nga 15 sitet që kemi restauruar në bashkëpunim me UNOPS dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Janë dhe 8 site të tjera ku vijon puna. Kjo mbështetje është solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit përmes dy programeve, BE për shkollat dhe BE për kulturën. Ky është programi më i madh në i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha Gonzato. Gjatë ceremonisë, nënkryetari i bashkisë së Durrësit vlerësoi kontributin e çmuar të BE-së në rimëkëmbjen e arsimit dhe kulturës pas tërmetit shkatërrimtar të 5 viteve më parë. “Projekti EU4Culture ka ndihmuar shumë pas tërmetit shkatërrimtar në rimëkëmbjen e Durrësit. Vendndodhja në zemër të Durrësit është vlerë e shtuar si për qytetarët ashtu dhe për turistët. Faleminderit për të gjithë mbështetjen që ka dhënë BE në Durrës”, u shpreh Elio Jani, Nënkryetar i Bashkisë Durrës. Restaurimi i Hamamit është një mundësi më shumë për të zhvilluar më tej turizmin kulturor. Ndërhyrjet e bëra përfshinë restaurimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme, fasadave, si dhe instalimin e teknologjisë për interpretimin digjital, që do të mundësojë një përvojë më të pasur për vizitorët. Me një arkitekturë unike, Hamami do të jetë i hapur për publikun, duke shtuar një vlerë të re turistike dhe kulturore në qytetin e Durrësit.

Top Channel/ “Nuk jemi në lidhje”, Brikena sqarohet me Mateon për marrëdhënien mes tyre
20/03 22:11
Top Channel/Udhëheqësi i ri i Iranit mohon sulmet ndaj Turqisë e Omanit: Mashtrim për të na përçarë
20/03 20:50
Top Channel/ Franca ndalon anijen me naftë ruse në Mesdhe, reagon Macron: Synojnë të financojnë…
20/03 20:49
Top Channel/ “Vëllai të takoi me xham në mes” Stenaldo përplaset me Rogertin, banori: Nuk e bëjmë…
20/03 20:47
Top Channel/ Trump: NATO, frikacake! Duam të negociojmë me Iranin, por liderët e tyre kanë vdekur
20/03 20:01
Top Channel/ Mesazhet e Brukselit për Shqipërinë, PE: Mbështesim SPAK, jo protesta të dhunshme
20/03 19:57
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
Top Channel/ Garë për drejtuesit e QSUT! 9 shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët
20/03 15:31
Top Channel/ Shqetësim për aaftën epizootike! Shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve
20/03 15:29
Top News – Turizmi dhe ndërtimi. Dy sektorët që mbajnë në këmbë shërbimet
20/03 15:29
Top Channel/ Vizita për minierën, mediat greke: Arsyeja e takimit të ambasadores së SHBA me Rama
20/03 15:19
Top Channel/ Paqe për Fitër Bajram/ Rama dhe Berisha urojnë festën me mesazhe në rrjetet sociale
20/03 15:10
Top Channel/ Gëzuar Fitër Bajramin/ Urimi i Top Channel për të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë
20/03 15:00
Top Channel/ Pas muajit të Ramazanit, besimtarët falin namazin në xhamitë e Bulqizës
20/03 13:36
Top Channel/ Fitër Bajrami në Shkodër, besimtarët falen në sheshin e qytetit
20/03 13:34
DIGITALB DIGITALB