Buxheti i shtetit po përfiton gjithnjë e më shumë nga rritja e fortë e çmimeve ndërsa këto të fundit prej muajsh po godasin nga ana tjetër xhepat e qytetarëve. Vetëm për 4-mujorin rreth 187.8 miliardë lekë të ardhura kanë hyrë në arkën e shtetit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat janë rritur me mbi 35.7 miliardë lekë, apo gati 294 milionë euro.