Tre personat e ndaluar nga policia e Vlorës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni” do të marrin sot masën e sigurisë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Gjykata vijon procesin gjyqësor për Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj, 3 të dyshuarit si trafikues të 577 kg lëndë narkotike që u kap në gomone. Seanca po drejtohet nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori Kledjan Llahaj.