Top Channel/ U gjet i vdekur në rrugë, pas 7 orësh policia e Elbasanit zbardh ngjarjen
23/05/2021 15:21

Policisë së Elbasanit iu deshën 7 orë për të zbardhur ngjarjen e kësaj të diele që u duk si vrasje. Përfundimi i hetimeve nga grupi hetimor nxori që viktima, Ramadan Kupi, 69 vjeç kishte kryer vetëvrasje. Ai ishte vet-hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Fillimisht u raportua për një ngjarje kriminale, ku patrullat e policisë rreth orës 4:45 kishin gjetur një trup të hedhur në atë të rrugës. Dyshimet paraprake ishin që viktima mund të ishte vrarë diku tjetër me sende të forta dhe të ishte hedhur në anë të rrugës, pranë edhe pallatit ku ai edhe banonte. Për këtë arsye, policia nisi sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të identifikuar ndonjë automjet të mundshëm që mund të kishte transportuar trupin. Në anën tjetër u bë edhe kontrolli i koshit të mbeturinave pranë zonës, për të parë për armën e ftohtë të krimit, por që gjithçka do të ishte një procedurë. Ishte pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo e cila hodhi dritë mbi misterin e ngjarjes. Mjekët arritën të provonin që viktima kishte rënë nga lartësia. Grupit hetimor u desh që në banesën e 69-vjeçarit të hynin me ndihmën e një zjarrfikëseje, për shkak se viktima e kishte mbyllur derën dhe jetonte i vetëm. Dyshimet për një ngjarje të mundshme kriminale, lindën për shkak të vrasjeve të fundit që kanë ndodhur në Elbasan, dhe për natyrën e kriminalitetit nç qytet. Këqyrja që u bë në banesën e viktimës, provoi që ngjarja nuk ishe kriminale, por ishte një vetëvrasje.

Top Channel/ “Në shesh deri në largimin e Ramës”, protestuesit në bulevard: Mos u dorëzoni
28/08 21:43
Top News – Flakët djegin kosheret në Vranisht. Dy vatra djegin pyjet në Librazhd dhe Bulqizë
28/08 21:20
Top Channel/ “Armë të rrezikshme, vezë e domate”, protestuesit në shesh: Kjo lëvizje s’ka komandantë
28/08 21:18
Top News – ‘SPAK, presion ndaj gjykatës’. Avokati Haxhia: Nuk provohen akuzat e ngritura ndaj Agasit
28/08 20:50
Top Channel/ Zjarr në fshatin Dragot të Tepelenës, flakët rrezikojnë zonat e banuara
28/08 20:36
Top Channel/ Rama mbledh socialistët në periferi, takim me ministrat dhe drejtuesit politikë
28/08 20:33
Top Channel/ “Polici, ti bën krimin, jo ne”, protestuesit në bulevard: Gjithë Shqipëria të urren
28/08 20:33
Top News- Shqipëria i përgjigjet mediave malazeze/ Hoxha: Jemi partner dhe aleatë në NATO
28/08 20:00
Top Channel/ Flakët rrezikojnë banesat, situatë e vështirë në Librazhd, Bulqizë dhe Himarë
28/08 19:59
Top Channel/ Varreza masive në Zubin Potok, gjenden pas 27 vitesh 27 shqiptarë të zhdukur
28/08 19:53
Top Channel/ Agasi përballë drejtësisë, GJKKO e lë në burg, avokati: Do të shpallet i pafajshëm
28/08 19:49
Top Channel/ Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, i heq kompetencat për drejtimin e Bashkisë
28/08 19:48
Top Channel/ Shqipëria përplaset me Malin e Zi, ministri Hoxha i përgjigjet akuzave: S’jemi pjesë e…
28/08 19:46
Top Channel/ Aksident në Kuç-Kallarat, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, plagoset një person
28/08 19:43
Top News- ‘Tigrat’ nuk ngopen me tendera! Petrolifera fiton 5.2 mln euro për transportin e naftës
28/08 18:18
Top News-Akuzat për destabilizim të Malit të Zi/Bashkëpunimi me Serbinë, Bardhi-qeverisë: Reagoni!
28/08 18:15
Top News – Kanosi me armë policët/ Policia i kërkonte të vëllain, kapet 41-vjeçari në Elbasan
28/08 18:01
Top Channel/ “Asnjë provë për korrupsion”, avokati i Agasit tregon çfarë ndodhi në seancë
28/08 17:44
Top Channel/ Zjarri përhapet në Librazhd, flakët u afrohen banesave pranë ish-stacionit të trenit
28/08 17:42
Top Channel/ Makina në Elbasan përfshihet nga flakët, reja e tymit mbulon autostradën
28/08 17:20