Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u shfaq edhe më entuziast se më parë pas raundit të fundit të bisedimeve Ukrainë-Rusi të mbajtur në Stamboll. Shefi i diplomacisë turke deklaroi se mes delegacionëve është arritur konsensus për disa cështje. “Kemi shënuar një hap të madh përpara sa i takon përafrimit të palëve”, ishte komenti i tij.