Me dhjetëra persona janë arrestuar në Turqi nën akuzat e terrorizmit pak përpara se vendi të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme në 14 maj. Policia turke njoftoi prangosjen e të paktën 110 vetëve si pjesë e një operacioni madhor që kishte në shenjester grupin militant, Partia e Punëtoreve te Kurdistanit, të cilin Ankaraja e ka shpallur organizatë terroriste. Arrestimet u kryen në 21 provinca të vendit, përfshirë Diarbakirin me shumicë popullsie kurde.