Babai i të ndjerit Martin Canit, Engjëll Cani, iu është bashkuar protestuesve në shesh. Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.