Publikimi i një bisede telefonike e janarit 2021 mes Donald Trumpit dhe Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, u kthye në shkëndijën e nisjes së hetimeve ndaj ish presidentit amerikan nga ana e prokurorës së qarkut Fulton në shtetin e Xhorxhias, Fani Willis. Trumpi duket i kërkon gjatë bisedës Raffenspergerit, një politikan republikan dhe zyrtari më i lartë i shtetit për zgjedhjet, që “t’i gjente” votat e nevojshme për të përmbysur fitoren e ngushtë të rivalit të tij demokrat Joe Biden