Top Channel/Trump shpërthen ndaj Netanyahut:Të jesh mirënjohës, Izraeli nuk do të ekzistonte pa SHBA
15/06/2026 21:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se ai nuk po e vlerëson sa duhet rolin e Uashingtonit në arritjen e marrëveshjes me Iranin dhe në shmangien e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për Neë York Times, Trump mbrojti përpjekjet diplomatike të administratës së tij për t’i dhënë fund përplasjes me Teheranin, duke argumentuar se marrëveshja e arritur shërben jo vetëm për interesat amerikane, por edhe për sigurinë e Izraelit. Duke iu referuar drejtpërdrejt Netanyahut, presidenti amerikan përdori tone të forta, duke thënë se kryeministri izraelit duhet të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së për rolin e saj në frenimin e kërcënimit iranian. “Ai është një njeri shumë i vështirë. Dhe, për të qenë i sinqertë, duhet të jetë shumë mirënjohës ndaj nesh për atë që kemi bërë. Nëse Irani do të kishte një armë bërthamore, Izraeli nuk do të ekzistonte për dy orë”, deklaroi Trump. Sipas mediave amerikane, presidenti ka shfaqur pakënaqësi në rritje ndaj qeverisë izraelite gjatë javëve të fundit, veçanërisht për shkak të operacioneve ushtarake në Liban, të cilat sipas tij rrezikuan disa herë procesin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit. Trump vlerësoi gjithashtu kontributin e disa aktorëve ndërkombëtarë në avancimin e dialogut diplomatik, duke përmendur presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin si figura që ndihmuan në krijimin e kushteve për marrëveshjen. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes, sipas presidentit amerikan, është garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për tregtinë globale të energjisë. Trump e cilësoi rihapjen e kësaj rruge detare si një sukses të rëndësishëm diplomatik dhe ekonomik. Megjithatë, ai theksoi se marrëveshja nuk do të thotë fund i mosmarrëveshjeve me Iranin. Sipas tij, çështja e programit bërthamor iranian mbetet e hapur dhe do të jetë në qendër të negociatave që pritet të zhvillohen në javët e ardhshme. Trump paralajmëroi se nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje që Uashingtoni e konsideron të pranueshme për aktivitetin e tij bërthamor, SHBA-ja mund të rikthejë masa të forta presioni, duke mos përjashtuar as opsionet ushtarake. Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment të ndjeshëm për rajonin, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zbatimin e marrëveshjes së shpallur dhe negociatat e ardhshme që do të përcaktojnë raportet mes Uashingtonit dhe Teheranit, si dhe ndikimin e tyre në sigurinë e Lindjes së Mesme.

Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53