Mes përpjekjeve për gjetjen e një mënyre sesi t`i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti amerikan Donald Trump doli me një propozim që ngjalli jo pak diskutime. Trump tregoi se dëshiron të kushtëzojë ndihmën e ardhshme amerikane për Kievin me një akses më të madh për SHBA-në tek mineralet e “e rralla të tokës ukrainase”– minerale për të cilat është shtuar ndjeshëm kërkesa për bateritë, kompjuterët, smartfonet dhe makinat elektrike, si dhe armatimet vete.