Një deklaratë e papritur e Presidentit amerikan, Donald Trump, ka kapur në befasi Ukrainën. Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm energjetik. Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shfaq i befasuar, ndërsa Moska ka zgjedhur heshtjen. I pyetur nga media Axios, Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi shkurtimisht se ky njoftim ishte një "lajm" për të.