Ish-presidenti Donald Trump është në prag të një pasurimi të papritur pikërisht në kohën kur po përballet me një presion të jashtëzakonshëm financiar dhe ligjor. Trump Media, e cila drejton platformën e mediave sociale Truth Social, mund të kthehet në një kompani të listuar publikisht, nëse aksionerët e Digital World Acquisition Corp i japin me votën e tyre dritën jeshile blerjes së saj.