Top Channel/ Trump “i rikthehet” Gazës: Shpall Bordin e Paqes, cilat janë vendet pjesëmarrëse!
09/01/2026 11:53

Pavarësisht lëvizjeve të tij intensive në Amerikën Latine, Donald Trump duket nuk e ka nxjerrë nga fokusi Rripin e Gazës. Sipas dy zyrtarëve amerikanë që kanë dijeni për cështjen, javën e ardhshme president ii SHBA-së pritet të shpallë krijimin të Bordit të Paqes për këtë territor, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit atje. Bordi, që sipas gjasave do të udhëhiqet nga Trumpi vetë, do të ketë rreth 15 liderë botërorë dhe do të mbikëqyrë krijimin e një qeverie palestineze dhe procesin e rindërtimit të enklavës së rrënuar nga lufta me Izraelin. Vendet që pritet të jenë pjesë e këtij bordi përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë, Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin dhe Turqinë. Njëri prej zyrtarëve që ka të dhëna mbi iniciativën tha se "ftesat janë në proces dërgimi për vendet kryesore për t'u bërë anëtarë të bordit." Burimet e theksuan megjithatë se plani mund të pësojë ndryshime, duke përmendur zhvillimet e mundshme në prioritetet e tjera të politikës së jashtme, përfshirë çështje si Venezuela dhe përpjekjet për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë. Ish-dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolay Mladenov, do të veprojë si përfaqësues i Bordit të Paqes në terren. Ai pritet të vizitojë Izraelin këtë javë për t'u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë para shpalljes së paralajmëruar të Trumpit.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43