Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02/2026 22:30

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk i pëlqen ta shohë Clinton në pozicionin ku ishte sot, duke iu referuar dëshmisë së ish-presidentit amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve për çështjen Epstein. Pak para se të nisej për në Teksas, presidenti amerikan iu përgjigj një pyetjeje duke thënë: “Nuk më pëlqen ta shoh të dëshmojë, por ata më shënjestruan mua dhe familjen time”. Kujtohet se ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dëshmoi para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për krimet e Jeffrey Epstein dhe se nuk kishte perceptuar kurrë ndonjë aktivitet të paligjshëm gjatë kontakteve të tyre të kufizuara. Në deklaratën e tij hapëse, Clinton argumentoi se erdhi në seancë dëgjimore për dy arsye: Nga njëra anë, nga respekti për sundimin e ligjit dhe parimin se askush nuk është mbi ligjin, dhe nga ana tjetër, për të kontribuar në administrimin e drejtësisë dhe mbështetjen për viktimat e Epstein. Ai theksoi se njohja e tij me Epstein kishte mbaruar vite para se të zbuloheshin veprimet e tij dhe se gjatë kontakteve të tyre ai nuk kishte parë ose mësuar asgjë të dyshimtë. Në të njëjtën kohë, ish-presidenti amerikan reagoi edhe ndaj thirrjes së Hillary Clinton për të dëshmuar, duke theksuar se ajo nuk kishte “asgjë të bënte” me Epstein, nuk kishte udhëtuar me të dhe as nuk kishte vizituar pronat e tij, duke e përshkruar vendimin për ta përfshirë atë në hetim si të gabuar. Duke iu referuar fotove që janë bërë publike, ai theksoi se “e di çfarë pa dhe çfarë nuk pa” dhe se “nuk bëri asgjë të gabuar”. Ai gjithashtu deklaroi se nëse do të kishte ndonjë dyshim për veprimet e Epstein, do të kishte ndërmarrë vetë veprime për ta denoncuar atë.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06