Top Channel/ Tronditëse në Korfuz, gjyshi abuzon mbesën
10/09/2026 23:28

Një ngjarje e rëndë po hetohet nga autoritetet në Korfuz, ku një 51-vjeçar shqiptar akuzohet për abuzim seksual ndaj mbesës së tij, vetëm 8 vjeçe.Rasti është zbuluar pasi e mitura është paraqitur për një kontroll mjekësor e shoqëruar nga nëna e saj. Gjatë ekzaminimit, mjeku dyshohet se ka konstatuar shenja që ngritën dyshime për abuzim dhe ka vënë në dijeni nënën e fëmijës.Pas kësaj, nëna iu drejtua autoriteteve policore dhe paraqiti kallëzim, duke vënë në lëvizje hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.Sipas të dhënave paraprake të hetimit, dyshimet e ngritura çuan në arrestimin e 51-vjeçarit. Autoritetet po hetojnë pretendimet se abuzimi ndaj së miturës mund të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur, ndërsa po punohet për të përcaktuar periudhën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se kanë ndodhur episodet. 51-vjeçari është paraqitur sot përpara prokurorit, ku ka kërkuar afat për t’u përgatitur dhe për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me çështjen. Ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.edhe prindërit e 8-vjeçares kanë depozituar kallëzim penal. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e çështjes dhe për të përcaktuar nëse ka prova të tjera që lidhen me akuzat ndaj 51-vjeçarit.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36